Angela Merkel - një vit kancelare
22 Nëntor 2006Reklamë
Para një viti më 22 nëntor Angela Merkel u zgjodh kancelare federale, pasardhese e kancelarit socialdemokrat, Gerhard Shreder. Gazeta e sotme "Bild", e vlerëson pozitivisht punën e koalicionit të madh gjatë 12 muajve, si më e mira në krahasim me qeveritë e tjera.
Ndërsa diskutimi i përgjithshëm për buxhetin arrin sot në parlament pikën kulmore. Kancelarja Angela Merkel e Unionit kristiandemokrat do të bëjë sot një bilanc të punës një vjeçare të koalicionit qeverisës dhe do të shpallë prioritetet për muajt e ardhshëm.