Angela Merkel ka edhe dy vite shumë të vështira përpara
28 Qershor 2007Në lidhje me rolin e kancelares gjermane si presidente e rradhës e BE-së, në gazetën «Abendzeitung» nga Mynihu lexojmë:
"Fatkeqësisht dielli udhëheqës po merr rrugën drejt Portugalisë dhe kancelarja duhet t´i rikthehet skenarit gjerman ku koalicionarët e mëdhenj po presin që të fillojnë reformat e premtuara. Ka ardhur koha për këtë gjë. Por kush shpreson se tani do të fillojë koha për ndryshimet në politikën e brendshme, duhet ta dijë se do të ishte mirë sikur ta përmbante pak optimizmin. Gajtë dy viteve që duhet të kalojnë deri sa të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare, do të kemi më parë 5 zgjedhje të nadeve, 9 zgjedhje komunale dhe 1 zgjedhje për Parlamentin Evropian. Për partinë social demokrate SPD dhe për unionin kristian demokrat, CDU kjo do të thotë se duhet forcuar profili politik. Aty mbetet vetem vend për luftë për pushtet por jo më për bashkëpunim. Apo do të na mësojë vallë qeveria se një bashkëpunim është i mundshëm?"
Gazeta «Kieler Nachrichten» shkruan:
"Në fillim ajo mbylli me sukses samitin botëror në Heiligendamm, 14 ditë më vonë ajo ja arriti ta mbajë Evropën të bashkuar në Bruksel. Por deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhen edhe dy vite, në të cilat kancelarja duhet të përballet me shumë probleme në politikën e brendshme dhe me pak suksese në atë të jashtme. Me rritjen e reputacionit të saj në botë, detyrat e Merkelit në politikën e brendshme gjermane po vështirësohen. Rritja e saj në fushën e politikës së jashtme, ka shkatërruar bilancin e fuqisë në unionin kuq e zi. Rroga e investimit, komisioni 2 i federalizmit dhe zgjatja e mandatit për Afganistanin janë disa nga temat për të cilat duhet të kujdest tani koalicioni kuq e zi. Këto gjëra tingëllojnë si lojëra partiake në të cilat shefja e CDU-së duhet të përdorë të gjithë inteligjencën e saj. Sidoqoftë një gjë është e qartë: Angela Merkel ka edhe dy vite shumë të vështira përpara."
Gazeta «Landshuter Zeitung" fokusohet tek samiti i Brukselit dhe shkruan:
"Ndërkohë që BE-ja po feston pas përfundimit të suksesshëm të samitit të tij dhe është i sigurtë se ndodhet në rrugën e duhur, shumë sektorë që luajnë një rol qëndror për prosperitetin ekonomik të vendeve antare të BE-së, po pësojnë tronditje të rënda. Komisioni Barroso, i cili nuk është i njohur se ka principe për rregullin dhe ekonominë e tregut, po e denoncon Gjermaninë përpara Gyjkatës Evropiane. Po merr sërish hak ndaj Berlinit, që gjatë periudhës së presidencës së rradhës së BE-së ndoqi interesa gjermane."
Në gazetën "Main-Echo" lexojmë:
"Përveç Kroacisë, të gjitha shtetet e tjera që duan të antarësohen në BE, do të paguajnë tani çmimin për rriten e paqartësisë brenda rradhëve të BE-së. Sidomos shanset e Turqisë për antarësim po zhduken në mënyrë shumë të shpejtë. Gjatë kohës së Schröderit dhe Chirakut, Turqia kishte shumë shpresa nga motri i fuqishëm gjermano-francez. Por motorri i ri Sarkozy-Merkel nuk funksionon si i vjetri. Me gjithë lavdërimin për punën e Gjermanisë si presidente e rradhës e BE-së në fund mbetet dituria se BE-ja po haset me kufijtë e tij përsa i përket zgjerimit. Dhe ata që janë ndërkohë pjestarë të klubit jetojnë në një shoqëri me dy shtresa."