Amnesty International kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë
7 Gusht 2007Reklamë
Sipas një raporti të Amnesty International një vit para fillimit të lojërave olimpike në Pekin gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë është katastrofale. Në fakt sipas të dhënave zyrtare numri i ekzekutimeve ka rënë lehtë, por dënimi me vdekje vazhdon të merret edhe për krime jo shumë të rënda. Arrestimet pa u akuzuar shtohen, thuhet në raportin e paraqitur në Berlin. Lojërat madje shfrytëzohen si pretekst, që në emër të sigurisë të veprohet më me forcë kundër atyre, që angazhohen për të drejtat e njeriut. Amnesty numëron raste të shumta të arrestit shtëpiak, torturave dhe proceseve të parregullta gjyqësore. Edhe liria e shtypit vazhdon të jetë e kufizuar. Kjo vlen të thuhet edhe për cenzurën e rreptë të internetit.