Amerika “kërcënon” Bashkimin Europian
14 Dhjetor 2011Mosmarrveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në lidhje me avion transatalantik konsiderohet si një nga betejat më të medha të tregëtisë botërore dhe duket se nuk do të vazhdojë për shumë kohë.
Pas shqyrtimit të marrveshjes së 1 Dhjetorit mes Bashkimit Europain dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), zyrtarë të tregtisë në Shtetet e Bashkuara pretendojnë se evropianët jo vetëm që kanë dështuar të arrijnë një marrveshje me OBT-në për eliminimin e subvencioneve per Airbus, por edhe se kanë arritur një marrveshje të re me prodhuesin e avionit.
Ron Kirk, përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara tha në një deklaratë se qeveria amerikane duhet të bisedojë me BE-në për këtë çështje. Por ai paralajmëroi se qeveria i ka kërkuar tashmë OBT-së për të marrë “kundërmasa” ose sanksione tregëtare, që shkojnë nga 7 deri në 10 bilion dollarë.
Mosmarrveshjet 7-vjeçare në tregti
Ky veprim i Uashingtonit, i cili është i prirur për të mbrojtur prodhuesin amerikan të avionit Boeing, shënon pikën më të ulët në mosmarrëveshjen shtatë-vjeçare të tregtisë me në qendër ndihmën europiane për avion Airbus. Boeing sheh se pozicioni i tij në botë është eklipsuar në vitet e fundit nga Airbus, pjesë e kompanisë “European Aeronautic Defence and Space”.
Në Qershor të vitit 2010, OBT-ja deklaroi se shtetet anëtare të Bashkimit Europian duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar kishin subvencionuar në mënyrë ilegale Airbus me kredi, mbështetje infrastrukturore dhe infuzione kapitali.
“OBT-ja e tha shumë qartë se çdo grant i vogël në ndihmë të Airbus, për çdo avion që kompania prodhonte, sipas saj shkaktonte një efekt negativ në industrine dhe tregun e punës në Shtetet e Bashkuara”, tha Kirik në një deklaratë.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të pranojnë asgjë tjetër veçse dhënies fund të subvenicioneve.”
Në një qendrimin të tijin, Airbus e cilësoi presionin për sanksion si “kërcënim bosh”, duke argumentuar se kompania kishte dorëzuar në OBT të gjitha dokumentat që tregonin se ata i mbaheshin marrveshjeve të mëparshme.
Vendime të posaçme
Një opinion i OBT mbi ankesat e Shteteve të Bashkuara nuk pritet të jepet para datës 19 Dhjetor, atëherë kur është aprashikuar që organizata të diskutojë mosmarrveshjen.
Vitin tjetër OBT-ja do të shikojë një vendim të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, prej të cilit Boeing ka përfituar subvencione.