Acarim i marrëdhënieve SHBA-Kinë pas takimit të Dalai Lamës me presidentin Bush
18 Tetor 2007Reklamë
Ambasadori i SHBA në Kinë është thirrur në ministrinë e jashtme në Pekin pas nderimit të Dalai Lamës nga presidenti Bush. Një zëdhënëse e ministrisë kineze të punëve të jashtme cilësoi aktin një ndërhyrje eklatante në punët e brendshme të vendit të saj që i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet kinezo-amerikane. Megjithë protestat e Kinës, Bush i dorëzoi dje Dalai Lamës medaljen e nderit të parlamentit, një nga nderimet më të larta të SHBA. Bush e vlerësoi Dalai Lamën si një simbol të paqes dhe tolerancës në mbarë botën dhe i bëri thirrje Kinës t'i japë fund shtypjes së pakicave fetare.