700 mijë vizitorë në Karnevalet e Kulturave në Berlin
16 Maj 2005Me gjithë motin e lagësht, karnevalet e kulturave në Berlin tërhoqën 700 mijë vizitorë. Në jubileun e dhjetë, numri rekord i valltareve dhe muzikantëve nga 80 vende e kaluan lagjen kryeqytetase Krojcberg nën ritimin e muzikës samba dhe reggae. "Kulturat e ndryshme, kostumet, levizjet, ritmi, fakti qe ka kaq shume njerez, eshte thjesht nje mrekulli" – shprehet njëri nga vizitiorët.
Mbi 70 vagonë të lyer dhe piktururar me ngjyra dhe motive nga më të ndryshmet morën pjesë në festën më të madhe defryese që zhvillohet në ajër të hapur në kryeqytetin e Gjermanisë. Karvani u hap edhe këtë vit nga grupi Afoxe Loni, që sipas një zakoni brazilian, në mënyrë simbolike bëri rrugën gati për valltarët në vijim. Vizitorët ishin të kënaqur, megjithëse herë pas here u duhej të strukeshin nëpër stendat e imbiseve anës rrugës. I mahnitur është edhe kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Voverajt: "Sigurisht grupet qe kriojnë më shumë atmosferë janë kërcimtaret e sambës me kostumet me ngjyra, disa prej tyre janë shumë voluminoze," thotë Voverajt duke qeshur.
Grupi «Amigos de Bolivia» me një valle popullore nga gadishulli i Andeve, shkolla e sambës "Anaconda", grupi i valleve vietnameze «Xinh Company», grupet turke, japoneze, koreane, treguan gjatë fundjavës atë që quhet fler berlinez. Karnevalet e kultures janë magnet tërheqës për shumë turistë: "Unë vij nga Shtutgarti dhe jam rastesisht sot ketu dhe me duket shume gje e bukur" – thotë njëri nga vizitorët.
Berlini shumëkulturor në anën e tij më të mirë dhe tolerante - afro gjysmë milioni të huaj jetojnë në metropolin gjerman, që gjithsej numëron 3,5 milionë banorë - edhe për të ngarkuarin e Berlinit për çështjet e të huajve, Gynter Pining një festë e veçantë: Ky është tipari thelbësor i Berlinit, prandaj për mua si i ngarkuar për të huajt, është një ditë ku unë e ndjej veten të lethësuar. Kohët e fundit kemi patur debate të shumë të vështira në Berlin. Vetëm 10 metra më tutje fillon lagjja Noikëln, e njohur në gjithë Gjermaninë për problemet e saj."
Mbas transferimit të Paradës së Dashurisë në Hamburg, Festivali i Kulturave është festa më e madhe në ajër të hapur e kryeqytetit. Numri i i vitzitorëve ishte më i vogël se vitin e kaluar. Por kjo mendohet të jetë për shkak të motit. Përgjithësisht pjesëamrrja është rritur në mënyrë drastike, sidomos, kur ke parasysh që në vitin 1996 karnevalet e kulturave mblodhën 50.000 vizitorë.