20 shkurti 1991 ditë e shënuar në kthesën e Shqipërisë / Lëvizja Otpor dhe revolucionet e ndryshme në botë / Ushtria gjermane dhe të huajtë
20 Shkurt 20111. 20 shkurti i vitit 1991 është një nga ditët më të shënuara në kthesën e Shqipërisë në shkëputjen e saj nga diktatura komuniste, nga më të egrat në vendet e ish Lindjes, drejt ndërtimit të shoqërisë demokratike. Në vijim të një greve urie disa ditore të rreth 700 studentëve dhe pedagogëve dhjetra mijëra qytetarë të solidarizuar me ta u mblodhën në qëndër të Tiranës ku rrëzuan më 20 shkurt ’91 monumentin e diktatorit Enver Hoxha. Ky akt konsiderohet dhe si një prej momenteve deçisive të kthesës së madhe për Shqipërinë deri më atëhere e izoluar nga bota. Ish dëshmitarë të asaj ngjarje të papërsëritshme bëjnë për Dë-në një bilanc në ndryshimet e vendit dhe pritmëritë e tyre gjatë këtyre dekadave të tranzicionit.
2. Përvojat dhe mësimet e lëvizjes rinore serbe Otpor (Rezistenca), e cila rrëzoi me veprimet e saj jo të dhunshme regjimin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 në Serbi kanë ndikuar në shumë revolucione të mëvonshme. Kështu, në të ashtuquajturin "revolucion rozë" në Gjeorgji (2003) dhe "revolucionin e portokalltë" në Ukrainë 2004. Por jo vetëm në Evropën Lindore idetë dhe strategjitë e Otporit gjetën tokë pjellore, edhe në përmbysjen e Mubarakut në Egjipt ndikimi i Otpor qe efektiv. Ivica Petrovic sjellë hollësitë.
3. Ministria gjermane e mbrojtjes ka konfirmuar informacionet e mediave se ministria e Mbrojtjes në Berlin po shqyrton mundësinë e rekrutimit të shtetasve të huaj që jetojnë në Gjermani për të shërbyer në forcat e armatosura gjermane. Qeveria thotë se kjo është vetëm njëra nga rrugët për ta bërë Bundesverin, ushtrinë gjermane më atraktive, pas suspendimit të shërbimit të detyruar ushtarak. Hardy Graupner me hollësi: