10 vjetori i Wikipedia-burimi numër një i informacionit në botë & Përmes internetit dhe celularëve të rinjtë ndjehen të rrezikuar
8 Prill 2011Për miliona vetë në botë Wikipedia është shndërruar në burimin numër një të informacionit. Para 10 vjetësh, kur Jimmy Wales themeloi Wikipedian askush nuk e kishte besuar këtë. Por edhe pse në këtë eciklopedi mund të bashkëpunojë kushdo, shumica e autorëve janë meshkuj. Këtë e tregon një studim i Wikimedias – organizata që qëndron pas Wikipedias. Në përvjetorin e 10 të Wikipedias janë mbledhur në Berlin për të diskutuar për të ardhmen e saj wikipedianë nga 34 vende të botës. Jonathan Gifford.
Sharje, fyerje, tallje përmes internetit apo telefonave celularë janë pjesë e botës moderne. Në faqen e internetit Isharegossip gjithkush mund të shajë të tjerët në mënyrë anonime. Viktimat shpesh nuk e dinë se kush i shan dhe sulmon. Sjellje të tilla po bëhen gjithnjë e më problematike për nxënësit e shkollave në Gjermani. Annabelle Lutz
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi