Çmimi Gjerman i Filmit 2020 për rumunen Alina Serban
13 Shkurt 2021"Unë kam lindur me këmishë. Unë flas me legjitimitetin e atyre njerëzve, që u është dashur ta fillojnë nga zeroja. Ky është burimi i forcës dhe motivacionit tim."
Si aktore, autore dhe regjisore Alina Serban i ka përballuar të gjitha vështirësitë që kanë të bëjnë me faktin, se ajo është rome nga Rumania. Ajo tashmë ka përshkuar një rrugë të gjatë dhe u përmbahet parimeve të saj të përgjegjësisë dhe respektit në çdo aspket të jetës dhe veprës së saj: "Unë angazhohem vetëm për gjëra, që e ndiej se kanë vlerë – jo për mua, por për botën, për njerëzimin. Përpara se të nis diçka i shtroj pyetjen vetes: „A sjell dëm kjo?' Kujt i bën mirë kjo?' dhe 'Përse duhet ta rrëfej këtë histori?'."
"Unë nuk jam një etiketë"
Alina i ka ndjekur këto parime qysh kur ka qenë njëzet vjeç. Këto vite kanë qenë udhërrëfyese për të, por nuk ka qenë e thjeshtë, sepse kjo nënkuptonte përballjen me pyetjet e shablloneve të perceptimit dhe rregullat e marketingut.
"Unë nuk jam vetëm një etiketë. Unë kam shumë histori, që ende i zbuloj. Ne njerëzit nuk jemi sende të mbyllura
Ne ndodhemi në një shteg të zhvillimit dhe ndryshimit të vazhdueshëm – dhe është e vështirë që të reduktohesh në një etiketë, që më ngjitet mua në ballë."
Alina i përballon vështirësitë dhe është këmbëngulëse në parimet e saj. Shpesh asaj i është dashur të refuzojë apo e kanë refuzuar, sepse ajo gjithmonë ka mbrojtur vizionin e saj të krijimit me respekt e përgjegjësi të filmit. Ajo i është përmbajtur këtij vizioni dhe ka fituar rerspektin e njerëzve në rrethin e saj: "Unë rrëfej histori, që i kam përjetuar vet. Unë nuk kam marë historitë e të tjerëve. Unë asnjëherë nuk do ta shes të qenit rom dhe as nuk përpiqem ta ekzotizoj këtë. Unë flas me njerëzillëk për unikalitetin tonë – pa i përforcuar shumë stereotipet që ekzistojnë për ne."
Në vitin 2020 Alina u bë e njohur për shumë njerëz. Ajo pati një sukses surprizues me rolin kryesor në "Gipsy Queen" duke tërhequr një publik të gjerë në kinema me interpretimin e një nëne nga Rumania, që rriste fëmijët e vetme dhe që si boksiere arriti të zhvillojë karrierën e vet në Gjermani.
Ndërkohë që fytyra e saj papritur u shfaq në shumë kryeartikuj dhe historia e saj personale u përdor për t‘u dhënë shpresë të tjera grave në degën e kinematrografisë, Alina përshkruan një tjetër imazh: "Unë nuk mund të pretendoj, që jam fituese në këtë degë të kinematografisë. Si aktore mua gjithsesi më kërkojnë vetëm për role klishe, si autore dhe regjisore më duhet të luftoj me financimin si dhe me rezistencën kundër pengesave të pafundme të sistemit."
"Unë nuk doja t'i nënshtrohem censurës"
Në filimin e saj aktual me metrazh të shkurtër Alina tregon nga perspektiva e saj një njollë të zezë në historinë rumune. Jo shumë njerëz e njohin atë periudhë kur romëve atje u duhej të jetonin në skllavëri. Përpara disa vitesh Alina gjeti një artikull gazete, që trajtonte fatin e një djali të vogël, i cili sakrifikoi jetën e tij për t'i dhënë fund skllavërisë. Kujtimi i përshkruar në gazetë bazohet nga perspektiva e të bardhëve, ndaj Alina vendosi që të tregojë versionin e saj.
Atëherë ajo e trajtoi këtë histori në një pjesë teatrale. Institucionet rumune nuk e mirëpritën këtë plan të saj, na thotë ajo. Ministria e Kulturës e censuroi duke „propozuar", që në vend të fjalës „skllavëri" të përdorej termi „shërbëtorë". Shfaqja e pjesës u rrezikua, sepse ky term nuk duhej të përdorej as në posterat për komunikatën e shtypit. "Unë isha vetëm në këtë situatë dhe megjithatë nuk iu nënshtrova censurës. Unë shkrimin origjinal, për të cilin më bën presion, e inkorporova në pjesën teatrale."
Pjesa u publikua në Youtube. Por protesta e Alinës nuk mori fund këtu. Në konferencën e shtypit ajo e projektoi fjalën „skllavëri” në mur, në vend që ta shkruante atë në poster. Ajo organizoi manifestimin e performancës në rrugë, ku gratë rome protestuan me librat e historisë. Ajo kishte shkruar fjalë të veçanta në fytyrat e tyre, që duke u bashkuar në konstekst kishin këtë kuptim: "Kush e rrëfen në të vërtetë historinë? Alina Serban, historianët dhe populli rom mendojnë, që termi „skllavëri" është korrekt."
Alina thotë lidhur me këtë, se ajo normalisht përqendrohet tek puna dhe rezultati, por kjo mënyrë ishte për të treguar, që ajo nuk e pranon censurën. Sot Alina ka avancuar edhe më tej e përveç pjesës teatrale ka prodhuar edhe një film me metrazh të shkurtër. Nuk është habi, që Alina u kujdes vet për financimin dhe që shteti nuk e mbështetei atë. Alina ka ndjesinë, që nuk ka mudnur t'i japë filmit zërin dhe platformën e mjaftueshme – të paktën jo aq sa do ta kishte merituar kjo vepër.
"Për ndryshime të mëdha ne na duhet një sistem, që t'i lejojë ndryshimet. Shumë romë sot ende nuk kanë ujë të pijshëm, janë të pastrehë, jetojnë në rrugë. Gjatë pandemisë COVID racizmi madje është bërë edhe më i fortë – këtë kam mundur ta ndiej. Unë marr refuzime njëri pas tjetrit. E di, që në kohë të tilla ulet buxheti për artin e kulturën."
Ndërkohë që asaj i duhet të luftojë në punën e saj me COVID dhe pasigurtë e së ardhmes, megjithatë Alina në qendër të jetës së saj vendos mirënjohjen: "Çmimi Gjerman i Filmit ishte mjaft i rëndësishëm për mua, veçanërisht kur mendon, që filmi në kohën e nominimit ende nuk ishte publikuar. Shumë gjëra janë kaq të mrekullueshme, aa sa më duket gati si jo reale."
Alina jeton çastin. Në vend që të ndjekë një plan fiks, ajo preferon të ndjekë rrugën e vet: "Të duhet të jesh regjisori i jetës tënde. Askush nuk është gjithmonë i gëzuar. Ne të gjithë jemi njerëz. Më e rëndësishmja është, që asnjëherë, kurrë të mos dorëzohesh."