Çlirim i CO2 për banor. Merkel i ofron Kinës dhe Indisë kompromis për mbrojtjen e klimës
31 Gusht 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka parashtruar për herë të parë një model për përfshirjen e Kinës dhe Indisë në marrëveshjen për mbrojtjen e klimës. Këtu duhet patur parasysh çlirimi i dioksidit të karbonit për banor, tha Merkel në kryeqytetin e Japonisë Tokio. Përveç kesaj ajo u shpreh për synime konkrete në bisedimet, që do të zhvillohen për mbrojtjen e klimës. Në një fjalim në një simpozium ekonomik kancelarja gjermane kërkoi që në marrëveshje të përfshihen synimet për mbrojtjen e klimës për të gjitha shtetet. Merkel kishte biseduar më parë për mbrojtjen e klimës me perandorin Akihito. Ajo mbështet edhe një propozim të shoqatave të industrialistëve gjermanë dhe japonezë për një partneritet ndërmjet BE-së dhe Japonisë.